Papa Leoni XIV, thirrje për solidaritet mes popujve, kritikon nacionalizmin

09 qershor 2025 | 08:24

Në meshën e se dielës në Sheshin e Shën Pjetrit, kërkoi shembjen e mureve dhe zhdukjen e urrejtjes. Papa Leoni XIV kritikoi rritjen e lëvizjeve politike nacionaliste në botë, teksa përsëriti thirrjet e tij për dialog.

“Ku ka dashuri, nuk ka vend për paragjykime, për zona ‘sigurie’ që na ndajnë nga fqinjët tanë, për mendësinë përjashtuese që, tragjikisht, tani e shohim të shfaqet edhe në nacionalizmat politikë”, ka thënë ai.

Papa nuk përmendi ndonjë vend apo politikan specifik, por para se të zgjidhej në krye të Vatikanit, ai kishte qenë kritik në rrjetet sociale për politikat e administratës së Donald Trump ndaj emigracionit.

Leoni gjithashtu kujtoi fjalët e të ndjerit Papa Françesku, i cili vërejti se në botën tonë ne jemi të gjithë të lidhur, megjithatë e gjejmë veten të shkëputur nga njëri-tjetri, të anestezuar nga indiferenca dhe të mbingarkuar nga vetmia.

Menjëherë pasi u bë papë, Leoni u zotua të punonte për unitet dhe paqe. Mesazhi i tij i parë, “Paqja qoftë me ju të gjithë”, e vendosi rëndësinë e paqes si një shtyllë të papatit të tij. Ai gjithashtu ka bërë thirrje për një paqe afatgjatë dhe të drejtë në Ukrainë dhe një armëpushim në Gaza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Plot katër muaj që nga dita e zgjedhjeve të përgjithshme…