Papa thirrje gazetarëve: T’i japim fund përhapjes së lajmeve të rreme

19 maj 2019 | 13:38

Para një audience me gazetarë të huaj, Papa Francesku ka bërë thirrje për t’i dhënë fund përhapjes së lajmeve të rreme.

Kreu i Selisë së Shenjtë u kërkoi të pranishmëve të shmangin dezinformimin dhe theksoi rëndësinë e përulësisë në gazetari. “Në një kohë kur shumë përhapin lajme të rreme, përulësia të ndalon të shesësh ushqimin e prishur të keqinformimit dhe të fton drejt rrugës së mirë të së vërtetës”, ka deklaruar ai.

Ai u kërkoi gjithashtu gazetarëve të jenë në anën e viktimave te konfliktit dhe të flasin për brengat e komuniteteve Rohingia dhe Jazidi./tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi është duke pësuar humbje në ndeshjen e La…