Papa u bën thirrje peshkopëve evropianë që t’i dëgjojnë viktimat e abuzimit seksual

19 shtator 2021 | 12:25

Papa Françesku u ka bërë thirrje peshkopëve evropianë të shtunën t’i dëgjojnë të mbijetuarit e abuzimit seksual dhe t’i konsiderojnë ata partnerë për në reforma.

Në një videomesazh drejtuar peshkopëve të Evropës Qendrore dhe Lindore që do të mblidhen në Poloni për një konferencë katër ditore për mbrojtjen e fëmijëve, Papa ka thënë se nëse dështojnë për të marrë parasysh pikëpamjet e viktimave mund të rrezikojë të ardhmen e Kishës Katolike.

Vetëm në Poloni, një numër i madh i peshkopëve janë sanksionuar nga Vatikani muajt e fundit, kjo pasi nuk i kanë dëgjuar viktimat dhe se nuk kanë marrë  masa kundër atyre që i kanë dhunuar dhe ngacmuar ata.

“Vetëm duke u përballur me të vërtetën e kësaj sjelljeje mizore dhe duke kërkuar me përulësi faljen nga viktimat dhe të mbijetuarit. Kisha mund të gjejë rrugën që edhe një herë të konsiderohet dhe besohet si një vend mirëseardhjeje dhe sigurie për ata që kanë nevojë për të”,ka thënë Papa Françesku.

Ai ka thënë se priftërinjtë duhet të jenë të parët që i dëgjojnë viktimat, jo të fundit dhe duhet të jenë në shërbimin e tyre “duke i parë ata si shokë dhe protagonistë të një të ardhmeje të përbashkët”, shkruan “Euronews”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ajo u shfaq shumë seksi në Festivalin e Muzikës “iHeartRadio”…