Papa: Vatikani i gatshëm të ndihmojë për përfundimin e luftës në Ukrainë

18 nëntor 2022 | 11:48

Vatikani është i gatshëm të bëjë çdo gjë të mundshme për të ndërmjetësuar dhe për t’i dhënë fund krizës në Ukrainë, ka thënë Papa Françesku. Në një intervistë me gazetën e përditshme italiane “La Stampa”, Papa ka thënë se ishte e rëndësishme të mos dorëzohej kur ishte fjala për pajtimin midis Moskës dhe Kievit.

“Por të gjithë duhet të angazhohen për të çmilitarizuar zemrat, duke filluar nga zemrat e tyre, dhe më pas për të çaktivizuar, çarmatosur dhunën. Ne të gjithë duhet të jemi pacifistë. Dëshira për paqe, jo vetëm një armëpushim që mund të shërbejë vetëm për riarmatim. Paqe e vërtetë, e cila është fryt i dialogut”, ka thënë ai.

Në fillim të kësaj jave, Papa, i cili ka folur rregullisht kundër luftës në Ukrainë, dënoi valën e fundit të sulmeve me raketa në Ukrainë dhe bëri thirrje për një armëpushim për të shmangur rrezikun e një përshkallëzimi të konfliktit.

Ai ka folur në audiencën e tij të përgjithshme ndërsa aleatët e NATO-s hetonin një shpërthim në një fshat polak pranë kufirit me Ukrainën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar në Estoni me…