Papuqi emërohet trajner i FC Besa Peja

17 qershor 2025 | 11:42

FC Besa Peja nuk ka humbur kohë dhe e ka emëruar trajnerin e ri. Bëhet fjalë për Fisnik Papuqin, i cili për shumë vjet e me sukses të madh djersiti fanellën e Besës si futbollit.

FC Besa Peja vlerëson se kjo skuadër po ndërtohet me ata që kanë jetuar me fanellën e qytetit të Pejës.

“Në zyrat tona të reja, zyrtarizuam një ardhje me shumë peshë, i uruam mirëseardhje trajnerit tonë Fisnik Papuqi. Papuqi si personalitet që e njeh secilin cep të kësaj fushe si lojtar, tash po zhvendoset në një rol tjetër, si pjesë e shtabit tonë teknik. Me përvojën që e ka fituar brenda dhe jashtë fushës, me karakterin që e ka ndërtuar në vitet kur ka mbrojtur ngjyrat e Besës, Fisniku vjen për të kontribuar në një mënyrë të re, për të ndërtuar, udhëhequr dhe frymëzuar. Kjo skuadër po ndërtohet, me punë, me njerëz që kanë jetuar me fanellën e këtij qyteti, me besë dhe vizion. Mirë se erdhe në shtëpinë tënde Fisi, rrugëtimi jonë vazhdon”, thuhet në njoftimin e klubit pejan.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka dalë me një deklaratë të…