Paqja nuk duhet t’i hajë qytetarët tanë!

12 dhjetor 2022 | 15:55

Shkruan: Izmi Zeka

Kosova kohët e fundit po merr rrugë jo të duhure cila po të shikohet në rrafshin politik të brendshëm por edhe në politikën e jashtme po humbim peshën që e kishim prej pas luftës nga aleatët tanë e ne veçanti nga ShBA .

Ndonëse Kosova një shtet i ri që dallon nga shtete që kanë histori të gjatë shtetërore por jo vetëm kaq edhe në integrimet e tyre ne duhet të jemi bashkëpunues dhe veprimet të jenë në harmoni me miqtë tan në botë.

Lufta kundër Serbisë u fitua me ndihmën e ShBA-së dhe aleatëve evropianë, por edhe shteti u bë bashkë me aleat dhe si e tillë konsolidimi dhe forcimi i shtetësisë shtë krejt i pamundur pa partner ndërkombëtarë.

Mitrovica e Veriut nga një problem i brendshëm i shtetit tani me papjekurinë politike të qeverisë e natyrisht që ishte dhe është agjendë e Serbisë po kalon në një teren tjetër e që do bëhet temë e Brukselit.

Nëse dikush ka menduar se me arrogancën e forcës të imponojnë rendin demokratik dhe ligjor në Mitrovicën e veriut  dhe pa bashkërenditje me ShBA-në më shumë tregon papjekuri politike, strategjike por edhe kombëtare.

Lufta ruse me Ukrainën duke parë edhe serbin në defanzivë është shpresuar se do të jetë një fillim i mirë për të rrumbullakuar procesin e shtetësisë dhe përfundimin  me një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Nuk po shkruhet se qeveria e Kosovës përveç  që krijon kriza të brendshme siç ishte rasti me dokumentet, targat e çështje tjera po krijon parakushte që të humb shansin por edhe momentin strategjik për të përmbyllur historinë Shqiptaro Serbe.

Nëse ne hymë në aventura populiste  sikur po vepron Qeveria e Kosovës e ngaherë edhe duken shumë atraktive në planin afatshkurtër ne do të mbetemi një konflikt i ngrirë e fitues do të jenë të tjerët.

Tani kemi një përballje politike në heshtje  në mes veprimeve të qeverisë dhe strategjisë amerikane për Ballkanin Perëndimor. Politikat ndërkombëtare sidomos me vendet e vogla nuk ruajnë koherencë përjashtimisht nëse ato paraqesin aspekt strategjik,ekonomik apo ushtarak.

Tani do kem trysni për kthimin e policëve, gjykatësve e prokurorëve në institucione e me apo pa vetëdije po e degradojmë edhe pak të arritura në atë pjesë që brishtësinë e kishte që nga paslufta. Ligjet janë të njëjta dhe nuk lejojnë shkelje të tyre prandaj edhe çështjet që do të ngritën në Bruksel bien ndesh me kushtetutshmërinë e vendit.

Andej gjendje e paqëndrueshme tani më krejt anarkike pa adresë institucionale. Këndej patriotizëm i pa fre, e shumë politikan as që e dinë se si është situata dhe se si zhvillohet jeta në pjesën veriore të Kosovës.

Nëse ndokush ka menduar se veprimet për targat, letërnjoftimet e çështje tjera  nuk ishin në prioritet të institucioneve të mëhershme të Kosovës sigurisht se njohuritë e tij të brendshme politike strategjike nuk kalojnë përtej oborrit të familjes së tyre.

Të veprohet në harmoni me ShBA-në paraqet formësim dhe fuqizimi të shtetit të Kosovës. E kundërta e saj qon ujë në mullirin e atyre që na kanë shtypur me shekuj.

Pas çdo lufte  domosdoshmërisht palët duhet të ulën në tavolinë për të negociuar zgjidhjen dhe interesat e palëve në konflikt.

Edhe lufta Ruse me Ukrainën do ta ketë një fund dhe aktorët do të ulen përball njëri tjetrit për ti dhënë zgjidhje konfliktit.

Akti i dytë

Tani kur kemi një situatë të brishtë në botë gjërat mund të jenë të paparashikueshme.

Plani franko-gjerman që po diskutohet shumë  e që  ende ka shumë të panjohura për opinionin i ngjanë refrenit qe prej vitit 2011. Njohja ka qenë  orientim parësor. Dua të saktësoj me krejt paqartësitë që i ka ky plan nuk paraqet ndonjë hap në rrumbullakimin  dhe shtensionimin  dhe orekset e një Serbie e cila ende jeton me frymën e Millosheviqit dhe jo vetëm tij.

Akti i tretë

Situata e brendshme respektivisht Mitrovicën e Veriut tani e kthyem  në një problem serioz të Brukseli. Tani edhe do merr kohë  me kërkesa të tejskajshme  në Bruksel pala serbe qoftë për kthimin e ish policisë, prokurorëve dhe gjyqtarëve, etj. Shikuar nga ky kënd po e kthejmë Mitrovicën e Veriut në temë të Brukselit.

Nëse  është menduar se qeveritë e kaluara nuk kanë pasur mundësi apo guxim politik  për veprime atëherë sigurisht janë të lajthitur deri në papërgjegjësi institucionale.

Qeveritë e kaluar këtë pjesë të Kosovës e kanë trajtuar me përgjegjësi maksimale dhe në bashkëpunim sidomos me ShBA-në. Intenca ka qenë rrumbullakimi i tërësisë dhe njohje me një marrëveshje me garanci evropiane dhe amerikane.

Akti i katërt

Ka ende kohë që qeveria të bashkërendoj dhe të shfrytëzoj këto momente ndërkombëtare për të mbyllur këtë histori të raporteve të tensionuara shqiptaro- serbe.

Këta qeveritar duhet ta kuptojnë se lufta ka përfunduar më 1999 dhe Kosova është shpallur shtet më 17 shkurt 2008. Diplomacia tani duhet të vrapoj në të gjitha vendet me ndikim për ti ruajtur dhe avancuar politikat dhe interesat e Kosovës.

Pas çdo lufte palët duhet të ulen të bisedojnë. Kjo që po shkruaj nuk është zbulim por rrjedh logjike për të  gjetur zgjidhje për paqe të qëndrueshme.

Nuk është zbulim nëse themi që Serbia nuk ka ndryshuar sepse kjo është e njohur  edhe në botën demokratike.

Nuk është zbulim prapë nëse themi  që Serbia po përkëdhelet nga disa vende evropiane. Kjo nuk i zgjidh problemet tona.

As nuk do të ndihmoj nëse rrimë duke thënë se deri këtu shtriheshin Ilirët as duke treguar heroizmin qindravjeçar të shqiptarëve.

As edhe duke folur për sundimin 500-vjeçar të Perandorisë Osmane. Të gjitha këto i duhen shkencës por edhe nxënësit duhet ti mësojnë.

Për fund

Kjo qeveri e papjekur politikisht me diplomaci të dobët mundet me qenë rrezik për perspektivën e shtetit të Kosovës.

*Autori ka qenë zëvendësministres  në Ministrinë e Punëve të Brendshme

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas…