Siria sot njoftoi se ka marrë vendim për njohjen e Republikës së Kosovës. Çështjen e njohjes nga Siria, ish-Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi – i cili po mbahet në Hagë – e kishte përmendur rreth dy muaj më parë gjatë një interviste për emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, ku ishte shprehur i habitur pse autoritetet e Kosovës nuk po ndërmerrnin hapa për të kërkuar njohjen nga qeveria e re siriane.
“Është tragjike ajo që po vazhdon të ndodhë në Ukrainë. Solidariteti i kosovarëve me kauzën ukrainase është i drejtë. Por, Kosova është rast unikat në historinë diplomatike, humanitare dhe ushtarake botërore. Zyrtarët e Kosovës duhet të kërkojnë nga Zelenski njohjen e Kosovës, e cila nuk është e lehtë tani për tani… do të ishte e shëndetshme për zyrtarët ukrainas që të mësohen më të drejtën kosovare. E pse jo edhe nga autoritetet e reja të Sirisë. Një kohë diku kah vera e vitit 2008, Asadi kishte deklaruar nuk mund ta njihnin Kosovën sepse hidhëroheshin.” – kishte deklaruar Thaçi.