Para inaugurimit të Biden, Trump shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Uashington

13 janar 2021 | 00:59

Presidenti ende në detyrë Donald Trump ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Uashington, dhe kjo shpallje bëhet para ceremonisë së inaugurimit të Joe Biden me datë 20 janar.

Vendimi u mor pas shqetësimit të FBI-së se mund të ketë sulme të armatosura në Uashington, që pasojnë protestat e dhunshme në Kapitol Hill. Gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë nga 11 janari deri me 24 janar.

Çfarë do të ndodhë tani?

Në rrugë do shpërndahen trupa të Gardës Kombëtare. Mediat amerikane thonë se deri në fundjavë pritet të ketë të shpërndarë 6000 personel ushtarak, ndërsa burime nga Pentagoni thonë se mund të ketë shtim të trupave deri në 13 mijë.

Pozicionimet kanë filluar deri më tani. Shtëpia e Bardhë dhe Capitol Hill janë rrethuar me Gardhe Metalike. Forcat amerikane do të pozicionohen që ceremonia e inaugurimit të Joe Biden të jetë pa protesta të dhunshme.

Në përgjigje të një pyetjeje nga Zëri i Amerikës, zoti Biden tha të hënën se nuk është i shqetësuar për Ditën e Inaugurimit.

“Nuk jam i shqetësuar që të bëj betimin jashtë (para Kapitolit),” tha ai duke shtuar se ata “që angazhohen në akte të dhunshme kundër shtetit dhe kërcënojnë jetë njerëzish” duhen mbajtur përgjegjës.

Ndërkaq, të hënën, kryebashkiakja e Uashingtonit, Muriel Bowser u bëri thirrje atyre që planifikojnë të vijnë në Uashington të qëndrojnë në qytetet e tyre dhe ta ndjekin ceremoninë me televizor, duke përmendur incidentet e javës së kaluar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është publikuar formulari për aplikim si votues jashtë vendit për…