Para objektit të ZRrE-së përfundon protesta me moton ‘Asnjë cent më shumë’

11 prill 2025 | 13:46

Ka përfunduar protesta e një numri të madh të qytetarëve që është mbajtur sot në Prishtinë, nën moton “Asnjë cent më shumë”.

Marshimi në fjalë është kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike nga mbledhja e sotme e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE).

Në protestën e sotme është bërë thirrje që të ulet çmimi i rritjes së energjisë elektrike, ndër tjera janë paralajmëruar edhe protesta të tjerë.

Po ashtu, organizatorët kanë paralajmëruar edhe ngritjen e një padi në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Protesta ka nisur nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe përfundoi tek objekti i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana ka thënë se…