‘Paradite akuza për bashkëpunim me Listën Serbe, pasdite letër për bashkëpunim’, Abdixhiku për Kurtin: Me mua s’i funksionon

12 qershor 2025 | 11:50

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetarit të saj, Albin Kurti, s’mund t’i funksionojë mënyra e veprimit politik, ku para dite e akuzon LDK-në për bashkëpunim me Listën Serbe dhe pasdite dërgon letër për bashkëpunim për koalicion.

Abdixhiku ka thënë se kjo ka mundur t’i funksionojë në të kaluarën, por jo më.

“S’mund të operosh me idenë që akuzon të tjerët, deri në bashkëpunim me Listën Serbe dhe në mbrëmje dërgon letër për bashkëpunim. Kështu s’ndodh politika. Mund t’i ketë funksionuar në të kaluarën, por me mua s’i funksionon, as atij as askujt”, ka thënë Abdixhiku, duke shtuar se asnjë prej partive tjera si funksionon kjo logjikë politike në raport me LDK-në.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Luciano Spalletti që u shkarkua ditë me parë nga…