Paragon: Mbi 50 mijë punëtorë kanë humbur vendet e punës dhe 10 mijë biznese janë mbyllë në pandemi

10 mars 2021 | 11:26

Mbi 50 000 punëtorë kanë humbur vendet e punës

 

Prishtinë, 10 mars- Instituti “Paragon” ka mbajtur të mërkurën tryezë me temën “Ndikimi i pandemisë Covid-19 në tregun e punës, sfidat si dhe pritshmëritë”.

Në këtë tryezë u bë me dije se si pasojë e pandemisë Covid-19 rreth 50 000 punëtorë kanë humbur vendin e punës, 10 000 biznese kanë falimentuar dhe 150 000 mijë punëtorë po kanë vështirësi ende në marrjen e pagave.

Finsik Dukolli nga instituti “Paragon” ka thënë se pandemia ka prekur të gjithë sektorët dhe grupmoshat në vend, duke shtuar se ka pasur ndikim të madh në rënien ekonomike. “Pandemia edhe në vendin tonë nga ndikuar në rënien e ekonomisë. Nga kjo pandemi ka pësuar rënie edhe cilësia në sektorin e arsimit. Pandemia ka prekur të gjitha grupmoshat për t’u manifestuar me mbyllje të bizneseve. Një punë e mirë është bërë, miratimi i Ligjit për rimëkëmbje ekonomike. Dhënia e pakove ka detyruar bizneset të rrisin numrin e funksionalizimit të punëtorëve”, ka thënë ai.

Florian Aliu, menaxher i hulumtimeve në Institutin “Paragon” ka thënë se 10 000 biznese kanë falimentuar dhe rreth 150 000 punëtorë ende po kanë vështirësi në marrjen e pagave. “Afër 50 000 punëtorë kanë humbur vendin e punës dhe 10 000 biznese kanë falimentuar dhe mbi 150 000 punëtorë hasin vështirësi në marrjen e pagave”, është shprehur Aliu.

Ndërkaq, Arian Vranica nga Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka pohuar se ky sektor ka pasur humbje prej 20 milionë eurosh. “Prej fillimit sektori i gastronomisë ka bërë një lloj kompromisi për mbyllje dhe prej asaj periudhe kemi rënie 64 për qind apo rreth 20 milionë euro dëme. 89 për qind e bizneseve deri në tetor të vitit të kaluar kanë punuar me humbje, mirëpo tani rrethanat kanë ndryshuar dhe nuk është si në 2020-n. Roli i shtetit gjatë kohës së pandemisë ka qenë shumë i mangët”, ka theksuar Vranica.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuniteti i biznesit kërkon që qeveria e re të formohet…