Paralajmërim nga ShBA-ja: Uragani në Xhamajka mund t’i shkatërrojë ndërtesat

28 tetor 2025 | 08:11

Qendra Kombëtare e Uraganeve në SHBA ka lëshuar një paralajmërim për xhamajkanët ndërsa Uragani Melissa i afrohet ishullit.

“Përmbytje katastrofike të menjëhershme dhe rrëshqitje të shumta toke priten deri të martën,” thuhet në paralajmërim.

“Erërat shkatërruese në syrin e stuhisë mund të shkaktojnë shembje të plotë të strukturave, veçanërisht në zonat më të larta, duke çuar në dëmtime të përhapura në infrastrukturë, ndërprerje afatgjata të energjisë dhe komunikimit, si dhe izolimin e disa komuniteteve.”

“Mosndërmarrja e veprimeve të menjëhershme mund të rezultojë në lëndime serioze ose humbje të konsiderueshme jetësh,” thuhet në deklaratë.

“Jam në gjunjë duke u lutur,” u tha gazetarëve kryeministri xhamajkan Andrew Holness, duke shtuar se kishte qenë në kontakt me udhëheqësit botërorë. “Duket sikur e gjithë bota po lutet për Xhamajkën,” tha ai.

Në një paralajmërim të ashpër për xhamajkanët, Holness tha se “nuk ka infrastrukturë në rajon që mund t’i rezistojë një uragani të Kategorisë 5.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Donald Trump dhe kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, nënshkruan…