Paralajmërim për kushte të pafavorshme atmosferike në Kryeqytet, qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar

07 janar 2026 | 23:31

Bazuar në parashikimet më të reja meteorologjike për 24 orët e ardhshme për rajonin e Prishtinës, qytetarët e Kryeqytetit janë njoftuar se gjatë ditës së sotme dhe nesër priten reshje shiu herë pas here, të cilat në disa zona mund të jenë më intensive.

Sipas njoftimit, gjatë orëve të natës reshjet e shiut pritet të shndërrohen në borë, fillimisht në zonat më të larta dhe më pas edhe në viset më të ulëta. Po ashtu, temperaturat do të shënojnë rënie të ndjeshme, duke u luhatur nga -2°C deri në -4°C, ndërsa në zonat kodrinoro-malore si Gollaku dhe Llapi ato mund të arrijnë deri në -6°C.

Bëhet thirrje qytetarëve për kujdes të veçantë gjatë lëvizjes, sidomos gjatë qarkullimit rrugor për shkak të rrugëve të lagështa dhe rrezikut nga ngricat, si dhe për këmbësorët në orët e mbrëmjes dhe të mëngjesit. Kujdes i shtuar rekomandohet edhe në zonat më të larta dhe periferike të Kryeqytetit.
https://www.facebook.com/share/p/1YUXZcgn69/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti,…