Paralajmërim për sulme terroriste para festave të fundvitit, BE reagon me 30 milionë euro për sigurinë

05 dhjetor 2023 | 21:23

Evropa duket se është përfshirë sërish nga frika e sulmeve terrosite, pas rasteve të fundit në Francë dhe në Belgjikë.

Zyrtarja e BE-së Ylva Jahonsson ka theksuar se situata është shqetësuese pasi edhe lufta Izrael-Hamas po nxit rrezikun e dhunës. Johansson theksoi se Bashkimi Europian do të vendosë në dispozicion rreth 30 milionë euro shtesë për sigurinë.

“Ne kemi parë ngjarje të ndryshme kohët e fundit. Me e reja ishte në Paris ku patëm një viktimë”, deklaroi ajo gjatë një takimi të zhvilluar me ministrat e brendshëm të BE-së.

Ka qenë edhe ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser që ka bërë një paralajmërim të tillë dhe thirrje për kujdes të shutar, pasi kërcënimet po kthehen në një rrezik të lartë për sigurinë.

Shumë vende evropiane kanë parë një rritje të krimeve të urrejtjes që kur persona të armatosur të Hamasit sulmuan komunitetet izraelite, duke lënë rreth 1200 njerëz të vdekur dhe shumë të tjerë të mbajtur peng në Gaza. Pushtimi izraelit i Gazës që atëherë ka lënë më shumë se 15,000 njerëz të vdekur, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi. Ndërsa javën e kaluar dy djem u arrestuan në pjesë të ndryshme në Gjermani me dyshimin se po planifikonin një sulm në një treg Krishtlindjesh në qytetin e Leverkusen.

Kreu i inteligjencës së brendshme gjermane në shtetin lindor të Turingisë, Stephan Kramer, ka paralajmëruar për “potencialin e konsiderueshëm për rrezik” të paraqitur nga simpatizantët e Hamasit, jo vetëm për tregjet e Krishtlindjeve, por për ngjarjet kryesore sportive si Olimpiada e Parisit dhe Euro, Kampionatet e futbollit 2024 vitin e ardhshëm.

Më herët, një turist u godit për vdekje në Paris, teksa në fillim të nëntorit, dy persona u vranë në Bruksel, teksa ishin duke shkuar për të ndjekur një ndehsje futbolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i Mbrojtjes për Evropën dhe Politikën…