Paralajmërohen “masa të reja shtrënguese” nëse numri me koronavirus rritet në Kosovë

10 tetor 2020 | 16:57

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka mbajtur konferencë për media sot me rastin e 100-ditëshit të qeverisjes. Gjatë kësaj konference, ai ka thënë se nëse vazhdon rritja e numrit të të infektuarve me koronavirus, do të mund të ketë “masa të reja shtrënguese të domosdoshme”.

Duke përmendur sfidat me pandeminë, ai ka folur edhe për rezultatet që thotë t’i ketë arritur.

“Në dy ditët e fundit kemi pasur rritje të rasteve me Covid-19, që na jep të kuptojmë se nuk është momenti për të ulur ritmin e angazhimeve, inspektimeve dhe masave të tjera kundër këtij infeksioni. Për më tepër, shohim se mungesa e disiplinës në institucione të ndryshme, komunitet dhe gjithashtu edhe fluksi I ardhjes së qytetarëve tanë nga vendet me rrezik më të lartë, kanë bërë që të ketë një rritje, e cila nga ne kërkon angazhim dhe kujdes maksimal”, u shpreh ai.

Zemaj shtoi se më 25 shtator është bërë lirimi i masave, porse, siç shprehet ai, nëse nuk përcillen udhëzimet dhe nuk respektohen masat, “në ditët në vijim, masa të reja shtrënguese janë të domosdoshme”.

“U bëj thirrje qytetarëve që të vazhdojmë me disiplinë në: Bartjen e maskës, ruajtjen e distancës dhe mbajtjen e higjienës”, tha ai.

Zemaj shtou se ka rritje të rasteve me të infektuar me Covid 19: dje 79, kurse sot 80 raste pozitive nga 764, përkatësisht nga 566 mostra të 24 orëve të fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare…