Paralajmërohen veprime radikale nëse shtesat nuk u përfshihen në paga punëtorëve shëndetësorë

27 korrik 2021 | 16:55

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës ka kërkuar që para miratimit të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021 të përfshihet pagesa shtesë në pagë për të gjithë punëtorët në sektorin e shëndetësisë.

Nga kjo Federatë kanë thënë se nëse një gjë e tillë nuk bëhet, në shtator do të ndërmarrin veprime radikale sindikale.

Ne sot si Kryesi jemi marr vesh që nëse nuk miratohet kërkesa jonë për shtesat në pagë bazuar në Ligjin nr.07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës pavarësisht situatës epidemiologjike në Shtator do të ndërmarrim veprime radikale sindikale”, është thënë nga FSSHK.

Njoftimi i plotë:

Pasi që janë bërë disa muaj që nuk kemi marr përgjigje për kërkesat e adresuar tek të gjitha instancat shtetërore relevante në lidhje me pagesën e shtesave në pagë për punëtorët shëndetësor, Kryesia e FSSHK-së bën këtë kërkesë publike.Kur jemi para miratimit në Kuvend të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.07/L-041 mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021 kërkojmë edhe njëherë që të përfshihet pagesa e shtesës në pagë për të gjithë të punësuarit në sektorin e shëndetësisë.Ne sot si Kryesi jemi marr vesh që nëse nuk miratohet kërkesa jonë për shtesat në pagë bazuar në Ligjin nr.07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës pavarësisht situatës epidemiologjike në Shtator do të ndërmarrim veprime radikale sindikale.FSSHK ju rikujton, mos tentoni të manipuloni por zbatoni Ligjin nr.07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës.Gjithashtu po ju njoftojmë se sot për këtë çështje i jemi drejtuar me kërkesë Kryetarit të Komisionit Parlamentar për buxhet,punë dhe transfere Z. Armend Muja, Kryetarit të Parlamentit Z.Glauk Konjufca si dhe Kryetares së Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Znj.Fatmire Kollçaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),…