Paralajmërohet ndryshim drastik i motit gjatë ditës

17 korrik 2025 | 14:57

Platforma “Meteo Kosova” ka paralajmëruar se një front i fuqishëm ka filluar të prekë territorin e Kosovës në skajin verior.

Në njoftim bëhet e ditur se ky front po karakterizohet me rrebeshe lokale shiu, shkarkesa rrufesh dhe erëra të forta.

“Ndërsa fronti i ftohtë përparon, reshjet pritet të humbasin intensitetin para se të arrijnë jugun e vendit. Megjithatë, stuhia e erës do të vazhdojë të jetë e pranishme, me erëra që mund të arrijnë deri në 100 km/h, duke sjellë rrezik për dëme lokale”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, erërat më të përqendruara dhe më të forta priten të zhvillohen kryesisht në Rrafshin e Kosovës, ku thuhet se mund të shkaktojnë dëme serioze, si rrëzime pemësh dhe degësh, dëmtime në çati dhe dritaresh, ndërprerje të energjisë elektrike, si dhe vështirësi në qarkullim dhe rrezik për këmbësorët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtarët amerikanë po kujdesen që ta ndihmojnë Kosovën edhe në…