“Paramendoni se çka ka mujtë me ndodhë në zgjedhje lokale”, Ismet Kryeziu nga DnV për dyshimet për manipulime me vota
19 janar 2026
| 22:21
Pas rinumërimit të votave të kandidatëve për deputetë, proces që po vazhdon – ka rezultuar që të ngriten dyshime serioze për manipulim të votave.
Ismet Kryeziu nga DnV, ka thënë në “Pressing” të T7 se 29 mijë vota janë zbritur vetëm në Prizren.
Ai ka shtruar si dyshim se çfarë ka mundur të ndodh në zgjedhje lokale, kur asambleistët kanë 200-300 vota.
“Paramendoni në zgjedhje lokale çfarë ka mundur me ndodh, ku ka kandidatë për asamble me 200-300 vota, çfarë ka mundur të ndodh”, ka thënë ai.



