Parandalohet futja e një telefoni në Qendrën e Paraburgimit në Prizren
05 janar 2026
| 16:08
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se të hënën në Qendrën e Paraburgimit në Prizren është parandaluar futjen e një telefoni mobil.
Sipas ShKK-së, gjatë kontrollit të rrobave të sjella nga një vizitor, stafi ka gjetur dhe konfiskuar një telefon mobil, i fshehur në mënyrë të kamufluar në rrobat e destinuara për një të burgosur.
Si pasojë, vizita është anuluar menjëherë, ndërsa ndaj vizitorit janë ndërmarrë masat ligjore përkatëse.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në zbatimin e kontrolleve të rregullta dhe masave të sigurisë, me qëllim parandalimin e veprimeve të kundërligjshme dhe garantimin e rendit dhe sigurisë në institucionet korrektuese”, ka njoftuar ShKK-ja.



