Parandalohet një rast i kontrabandës në Zubin Potok, konfiskohen mallra të paligjshme

24 shkurt 2024 | 10:58

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se ka parandaluar një rast të kontrabandës në një subjekt tregtar në Zubin Potok.

Sipas njoftimit të Doganës thuhet se janë konfiskuar disa mallra të paligjshme si 100 pije të forta alkoolike, 150 copë plazma, 9 kg duhan të grirë dhe 4200 copë cigare.

“Gjatë këtij kontrolli të koordinuar, zbatimi i autorizimeve të Kodit Doganor ka bërë të mundur zbulimin e një sasie të konsiderueshme të mallrave të paligjshme. Konkretisht:• 100 cope pije të forta alkoolike • 150 cope plazma • 9 kg duhan të grire • 4200 cope cigare. Ky operacion është një dëshmi e përkushtimit të Doganës së Kosovës dhe Policisë së Kosovës në luftën kundër kontrabandës. Dogana angazhohet në përforcimin e ligjit dhe të rendit dhe në mbrojtjen e interesave të qytetarëve dhe të ekonomisë së vendit tonë”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 27 shkurt 2024, pikërisht në njëvjetorin e Marrëveshjes Bazë…