Parashikim i përkryer, Çairi votoi siç e tha Astrit Gashi
Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut kanë rikthyer në vëmendje saktësinë e analizës empirike si formë e re e leximit politik. Në këtë drejtim, analisti Astrit Gashi ka dëshmuar sërish se një analizë e pavarur, e mbështetur në të dhëna nga terreni dhe jo në retorikë partiake, mund të projektojë realitetin elektoral me një saktësi pothuajse shkencore.
Në komunën e Çairit, që përbën një nga skenat më të ndjeshme të politikës shqiptare, rezultati zyrtar doli:
Izet Mexhiti (VLEN) – 15,733 vota, ose 56.2%
Bujar Osmani (Aleanca Kombëtare për Integrim) – 12,264 vota, ose 43.8%
Ky rezultat përputhet në 97% me parashikimin e bërë nga Gashi, katër ditë para zgjedhjeve, ku ai kishte projektuar: Mexhiti: 17,000-18,500 vota (56-58%); Osmani: 12,000-13,000 vota (40-42%).
Në analizën e tij parazgjedhore, Gashi kishte ndërtuar një model empirik të matjes së disponimit elektoral përmes tre elementeve bazë: observimit në terren, analizës krahasuese të strukturës organizative dhe identifikimit të tendencës së votës protestuese. Këto komponentë, të kombinuar me përvojën e tij të gjatë në leximin e dinamikave shqiptare në Maqedoninë e Veriut, krijuan një model që tejkalon përshkrimin politik dhe hyn në sferën e analizës së verifikueshme.
“Kjo përputhje tregon vlerën e analizës së bazuar në fakte dhe dëshmon fuqinë e metodës analitike në leximin e klimës politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Edhe këtë herë me analitikën më të saktë”, – deklaroi Gashi pas publikimit të rezultateve.
Ky rast shënon jo vetëm një konfirmim personal të saktësisë së një analisti, por edhe një rikthim të metodës analitike si instrument i domosdoshëm për kulturën politike shqiptare – një kulturë që po mëson ngadalë të dallojë midis bindjes dhe matjes, midis propagandës dhe fakteve.
Linku i parashikimit: https://www.facebook.com/share/p/19qsDfxT8U/?mibextid=wwXIfr



