Parashikimi i frikshëm: VV-ja nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re, trendi i rënies së saj do të vazhdojë
Analisti Shenoll Muharremi beson se VV-ja nuk do të jetë pjesë e qeverisë së re, e cila do të mund të krijohej pas zgjedhjeve të reja parlamentare.
Ai ka treguarës pse një gjë e tillë do të ndodhë. Në profilin e tij në “Facebook”, Muharremi ka treguar se trendi i rënies së kësaj partie do të vazhdojë.
“Qytetarët duhet me pas kujdes dhe duhet me votu të lirë pa u ndikuar dhe kërcënuar. Ironia qëndron në faktin që LVV, me shumë gjasë, nuk ka me qenë pjesë e qeverisë së re të ardhshme. Pse? Për shkak se ata, me gati 400 mijë vota e 42.3%, nuk kanë arritë me formu shumicën e qeverinë. Gjithashtu, nuk kanë partnerë, dhe partitë që duhet me bashkëpunu me ta, LDK e PDK, nuk ju besojnë më. Me trendin aktual të rënies dhe korrigjimit të LVV-së, mund të dalin, sipas të gjitha gjasave, edhe më pak në zgjedhjet e ardhshme. Me siguri në rajonin mes 30% dhe 40%. Ndoshta 35% maksimum, nëse aplikohet trendi i rënies prej 0.87 pikë përqindjeje në muaj, që është konfirmuar nga shkurti në qershor”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.
“E në fund, ata nuk munden as me qenë qeveri e as me ju ndihmu “komunave të tyre”. Po as nuk munden me i blloku komunat e kundërshtarëve. Kështu që qytetarët duhet të votojnë të lirë dhe pa ndikim sa i përket kësaj teme. LVV nuk mundet me llogaritë në paratë publike dhe të qeverisë për balotazhin e zgjedhjeve lokale e as për zgjedhje nacionale”, ka shkruar ai.



