
Parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë me dije se në 5 ditët e ardhshme temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë celsius.
Sipas këtij instituti, java e parë e muajit nëntor do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm.
Ndërsa, reshje shiu parashihen ditën e martë dhe vende-vende edhe të mërkurën dhe ditën e enjte.
Njoftimi i plotë i IHMK-së:
Parashikimi i motit për pesë ditë (01 – 05 nëntor 2021)
Java e parë e muajit nëntor do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm. Reshje shiu parashihen ditën e martë dhe vende-vende edhe të mërkurën dhe ditën e enjte.
Ndërsa ditët tjera kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare. Në fushat termike do të ketë rritje të lehta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7 m/s.