Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

18 mars 2021 | 14:41

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm.

Sipas IHK-së, të premten parashihet të ketë vranësira të përcjella edhe me rreze dielli.

“Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta, deri sa të shtunën sërish pritet të ketë ulje të vlerave termike, pasi që dita e shtune parashihet të jetë kryesisht e vranët dhe me reshje të dobëta shiu dhe bore, ndërsa në viset e larta parashihet te ketë reshje bore të intensitetit mesatar. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit”, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

May be an image of map

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka folur pas humbjes…