Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

22 qershor 2021 | 14:58

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në dy ditët e ardhshme do të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë.

“Kjo situatë meteorologjike vije si pasojë e masave të nxehta të ajrit të ardhura nga pjesa veriore e Afrikës. Indeksi UV do të mbetet shumë i lartë dhe preferohet zbatimi i këshillave të IKSHP, që nga ora 9-17 të mos ekspozohemi rrezeve direkte të diellit”, ka njoftuar IHK-ja.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 35-37 gradë celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetar i Partisë për Veprim Demokratik dhe shef i Grupit…