Parashikimi i motit për fundjavë

06 shkurt 2026 | 16:11

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka bërë me dije se gjatë kësaj fundjave, moti do të jetë i vranët dhe me reshje shiu vende-vende.

Sipas parashikimit, të shtunën pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

“Vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale 2 deri 5 C, kurse maksimale 8-12 gradë celsius. Era do të fryjë nga veriperëndimi, kurse shpejtësia 1-5m/s”, ka njoftuar IHMK-ja.

Kurse të dielën, moti pritet të jetë i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas njoftimit, vranësirat vende-vende parashihet të sjellin riga shiu.

“Temperaturat minimale 1deri 4 gradë celsius, kurse maksimalet 7-11 gradë celsius”, ka njoftuar IHMK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja e njohur shqiptare, Rovena Stefa, ka njoftuar përmes rrjeteve…