
Parashikimi i motit për nesër
03 prill 2021
| 09:31
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu e bore.
“Temperaturat do të ulën ndjeshëm në të dy vlerat ekstreme. Minimalet ndërmjet 1-2 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s”, ka njoftuar IHK-ja.