
Parashikimi i motit për nesër
28 qershor 2025
| 23:04
Ditëve të fundjavës, po parashihet një lehtësim nga vala e të nxehtit që kaploj vendin ditëve të fundit.
Temperaturat zbresin në 27C e 29C. Ditën e shtunë ende kalojnë vransira që aty këtu mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu.
Të dielen parashihet mot kryesisht me diell.
Minimalet zbresin në 13C e 15C. Do të fryjë erë më e theksuar nga krahu verior, mesatare e mesatarisht e fuqishme, 7-14m/s.