Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

16 gusht 2021 | 07:33

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme.

Sipas IHK-së, masat e ngrohta të ajrit të cilat ishin prezentë ditëve të fundit, do të vazhdojnë pothuajse me të njëjta vlera termike edhe për dy ditët e ardhshme të javës vijuese.

Nga dita e martë pos vlerave të larta termike parashikohet që vende-vende të ketë riga shiu të cilat parashihen të përsëriten edhe ditën e mërkurë.

“Temperaturat nga e mërkura parashihen të shënojnë rënie në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme parashihen të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-35 gradë celsius”.

“Indeksi UV vazhdon t’i mbanë vlerat e rrezikut, prandaj këshillohet të kufizohemi nga rrezet direkte të diellit nga ora 10-17, ose të përdorim masat mbrojtëse. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë”, ka njoftuar IHK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dielën autoritetet shëndetësore njoftuan se janë regjistruar katër viktima…