Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

21 shkurt 2021 | 16:53

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka njoftuar për parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme.

“Java e fundit e muajit shkurt do të karakterizohet me mot kryesisht pranveror. Kjo situatë e krijuar meteorologjike vije si rezultat i masave të fuqishme ajrore me presion të lartë atmosferik. Mëngjesi i së hënës do të jetë me ngrica të lehta, por në viset malore ngricat mbeten të qëndrueshme në orët e para të ditës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-5 m/s”, ka njoftuar IHK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Imunologu i njohur amerikan, Anthony Fauci, ka deklaruar të dielën…