Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

13 korrik 2025 | 17:39

Sipas të dhënave nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, moti për javën e ardhshme pritet të jetë i ndryshueshëm.

Javën do ta nisë me temperatura të ngrohta dhe kryesisht me diell, ndërsa nga mesi i saj pritet një rënie graduale e temperaturave dhe reshje të përkohshme.

Në pjesën e dytë të javës, vranësirat dhe rrebeshet lokale do të jenë më të theksuara. Temperaturat do të variojnë nga mbi 30°C në fillim të javës deri në 23°C në fundjavë. Erërat do të jenë të lehta deri në mesatare dhe do të fryjnë nga drejtime të ndryshme.

Parashikimipër pesë ditët e ardhshme:

E hënë

Moti do të jetë kryesisht me diell. Temperaturat minimale: 13 – 16°C. Temperaturat maksimale: 31 – 35°C, Era: e lehtë nga drejtime të ndryshme

E martë

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Vende-vende priten riga shiu me rrufe gjatë ditës. Temperaturat minimale: 14 – 17°C. Temperaturat maksimale: 28 – 32°C. Era: nga veriperëndimi, 1–8 m/s

E mërkurë

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Lokalisht parashihen reshje të shkurtra shiu. Temperaturat minimale: 12 – 16°C. Temperaturat maksimale: 28 – 32°C. Era: kryesisht nga verilindja, 1–6 m/s

E enjte

Moti me diell dhe vranësira të pakta. Vranësirat gjatë ditës mund të sjellin riga shiu dhe rrufe në disa zona. Temperaturat minimale: 12 – 16°C. Temperaturat maksimale: 26 – 29°C. Era: nga verilindja, 1–9 m/s

E premte

Moti me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat mund të sjellin reshje të izoluara. Temperaturat minimale: 12 – 14°C. Temperaturat maksimale: 23 – 26°C. Era: e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i NATO-s, Mark Rutte, do të vizitojë Uashington të…