Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

16 gusht 2020 | 18:45

Java e tretë e muajit gusht do të vijoj me mot të ndryshueshëm, por me intervale të gjata me diell.

Nga dita e hënë deri të enjten, kryesisht pasditeve pritet të ketë zhvillim të vranësirave dhe kushte për reshje shiu i përcjellë me erëra, në formë të stuhive lokale dhe shkarkime rrufesh. “Reshjet nuk do të përfshijnë gjithë territorin, më pak në Dukagjin, ndërsa reshje të intensitetit mesatar parashihen në rrafshin e Kosovës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-31 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë i lartë në orët e mesditës, prandaj këshillohet të respektohen udhëzimet e IKSHP”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Sipas këtij njoftimi, do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-10m/s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sejdi Hoxha, ka…