Parashikimi i motit për sot

10 maj 2025 | 08:32

Reshje të pakta dhe të izoluara priten në orët e mëngjesit të së shtunës, pak më shumë në jug dhe lindje të vendit, ndërsa gjatë ditës priten intervale kohore me diell, vranësira lokale dhe ndonjë reshje e pakët e izoluar. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 20 gradë Celsius.

Më shumë reshje priten në jug të Shqipërisë dhe gati tërë territorin e Maqedonisë së Veriut gjatë orëve të natës dhe mëngjesit të hershëm, ndërsa gjatë paradites apo dites përmirësim i motit dhe intervale kohore me diell. Gjatë ditës reshje mund të paraqiten nganjëherë vetëm në disa zona të izoluara.

E diela pritet të karakterizohet me mot të ndryshueshëm. Paradite me diell dhe vranësira të pakta lokale, ndërsa pasdite shtim i vranësirave dhe rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në pjesët qendrore dhe veriore të bregdetit shqiptar kryesisht me diell.

Fillimi i javës së re pritet të ketë mot me intervale kohore me diell, vranësira lokale dhe rrebeshe të izoluara shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zgjedhjet kanë qenë kryefjala e spektaklit Ferma VIP mbrëmjen e…