Parashikimi i motit për sot

28 nëntor 2025 | 08:06

Për ditën e sotme moti parashihet me shi dhe reshje bore.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale pritet të luhaten ndërmjet -1°C deri 7°C, ndërsa maksimalet ditore do të arrijnë vlera prej 4 gradë deri 6 gradë celsius.

Siç bën të ditur IHMK, këto ditë do të karakterizohen nga fusha termike më të ulëta, tipike dimërore.

“Në zonat malore priten reshje të vazhdueshme bore, ndërsa në ultësira reshjet fillimisht do të paraqiten në formë të rigave të dobëta shiu, të cilat me rënien progresive të temperaturave do të transitojnë gradualisht në reshje bore”, thuhet në njoftimin e Institutit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot bëhen 28 vjet nga dalja e parë në skenë…