Parashikimi i motit për sot

03 qershor 2023 | 08:18

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë me dije se edhe fundjava do të jetë e vranët dhe me riga shiu.

Sot në pjesën e parë të ditës mot kryesisht me diell por që vranësirat konvektive do të fillojnë nga gjysma e ditës, ku më pas, në orët e pasdites do të jenë në zhvillim, për të krijuar kushte për reshje shiu.

Në zona të kufizuara rrezikohet të ketë edhe stuhi lokale me breshër.

Temperaturat mbesin konstante me ditët e fundit.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se është…