Parashikimi i motit për të premten

27 nëntor 2025 | 23:47

Të premten parashikohet të mbajë mot i vranët dhe herë pas here lokalisht pritet të ketë reshje bore, shiu, shi të ngrirë dhe shqotë. Lokalisht pritet të krijojen shtresa të pakta bore.

Reshjet e shiut pritet të jenë kryesisht të përqëndruara në Rrafshin e Dukagjinit.

*Shiu i ngrirë është një formë reshjeje ku pika të shiut bien në tokë ndërsa janë ende në formë të lëngshme, por ngrijnë menjëherë sapo prekin një sipërfaqe që është nën 0°C. Ky fenomen krijon një shtresë të rrezikshme akulli mbi rrugë, pemë, kabllo dhe objekte të tjera, duke shkaktuar shpesh dëme dhe rreziqe për ecjen apo qarkullimin.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, me shpejtësi prej 10-33 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 1 deri në 5°C.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Rrahman Paçarizi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova…