
Parashikimi i motit sot
28 tetor 2020
| 08:39
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se këto dy ditë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta. IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-19 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.