Parashikimi i motit për fundjavë

15 qershor 2018 | 14:09

Gjatë dy ditëve të vikendit do të mbajë mot i ndryshueshëm, me vranësira të cilat do të shoqërohen me reshje kohë pas kohe ë shiut.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), nuk do të mungojnë edhe intervalet me diell.
“Shtypja atmosferike do të shënoj rritje të lehta, lagështia e ajrit mbetet e lartë dhe si pasojë e ndryshimeve fazore do të krijohen kushte që në orët e para të ditës të krijohen mundësitë për mjegull afat shkurtë të radiacionit. Temperaturat minimale mbeten afërsisht të ngjashme nga 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-24gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftimin e IHK-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev deklaroi se beson shumë në…