Parashkruhet aktakuza për gazin lotsjellës, aktgjykim refuzues ndaj Albulena Haxhiut dhe të tjerëve
16 mars 2026
| 16:06
Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë aktgjykim me të cilin ka refuzuar akuzën ndaj Albulena Haxhiut dhe të tjerëve, për rastin e gazit lotsjellës.
Në vendimin e gjykatës thuhet se ku vendim është marrë pasi që është arritur parashkrimi absolut i ndjekjes penale.
Lajmin e ka bërë me dije Burim Halili, avokat i Haxhiut, i cili ka thënë se kryetarja e Kuvendit tashmë nuk mban më asnjë barrë penale për akuzat që janë ngritur kundër saj.
Bashkë me Haxhiun janë akuzuar edhe ish-deputetët Pal Lekaj, Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu.




