Paris Guri i LDK-së: 100 eurot e studentëve dalin pak ditë para balotazhit

23 tetor 2025 | 11:02

Para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, qeveria në detyrë e Kosovës ndau 26 milionë euro për studentët, duke thënë se secili prej tyre do të përfitojë nga 100 euro. Për mosekzekutimin e këtyre 100 eurove, deputeti i LDK-së, Paris Guri, tha se këto mjete do të dalin afër datës së raundit të dytë të zgjedhjeve. “Qeveria ende nuk i ka ekzekutuar 100 eurot për studentët. Mbajeni në mend ato do të dalin pak ditë para balotazhit”, shkroi Guri me ironi në Facebook. Qeveria vendimin e mori para 12 tetorit, por këto përfitime për studentët ende nuk janë ekzekutuar. Data e balotazhit është 9 nëntori.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Infrastrukturës më në fund ka nënshkruar kontratë me…