Parkingjet private pa leje në Prishtinë: Komuna lëshon një njoftim, tregon masat që mori

11 korrik 2025 | 17:20

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka ndërrmarr masa të menjëhershme për rregullimin e parkingjeve private pa leje.

Njoftimi i plotë:

📢 Njoftim për rregullimin e parkingjeve në Kryeqytet

Për shkak të numrit të madh të parkingjeve private pa leje – veçanërisht ato me qasje direkte në rrugë kryesore, udhëkryqe apo zona të gjelbra – Kryeqyteti ka ndërmarrë masa të menjëhershme për rregullimin e tyre.

🚧 Çdo parking privat duhet të aplikojë për leje të PËRKOHSHME deri në miratimin e Planit të ri të Mobilitetit, i cili do të përcaktojë standardet dhe lokacionet e lejueshme për parkim.

❌ Nuk do të lejohen – të operojnë parkingjet që:
• Kanë qasje direkte në rrugë kryesore apo udhëkryqe – që pengon qarkullimin!
• Janë të vendosura në hapësira të gjelbra dhe hapësira publike!

🎯 Qëllimi: më shumë rend, siguri dhe mbrojtje të hapësirave publike e mjedisit.

Ftojmë të gjithë operatorët të bashkëpunojnë që të aplikojnë për leje dhe të ndjekin procedurat në fuqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka bërë ndryshime në pozitat drejtuese të…