Parlamenti Studentor kundërshton mbylljen e konvikteve

05 prill 2021 | 17:31

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që mësimi në institucionet universitare do të mbahet “online” nga 6 prilli deri më 18 prill.

Në vendimin për masat e reja kundër Covidit është vendosur gjithashtu që të pezullohet banimi në konvikte dhe ushqimi në menzën e studentëve, vendim për të cilin Parlamenti Studentor është deklaruar kundër.

“Parlamenti Studentor është kundër mbylljes së konvikteve, sepse ne konsiderojmë se qëndrimi i vetëm një studenti në dhomë nuk sjellë rrezikshmëri të madhe, ndërkaq studentët mund të ushqehen me opsionin ‘merr me vete’ (take-away). Duke e pasur parasysh edhe përvojat jo të mira nga viti i kaluar, ne konsiderojmë që mbyllja e konvikteve nuk është e nevojshme”, është thënë në reagimin e Parlamentit Studentor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar…