Parma dhe Sassuolo në garë për Asllanin
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, ka tërhequr interesin e dy skuadrave të tjera të Serie A, pas Fiorentinës.
Parma dhe Sassuolo synojnë të firmosin me lojtari kuqezi, i cili këtë sezon ka qenë i huazuar te Torino nga Interi.
Me rikthimin te Interi, Asllani rrezikon që pjesën tjetër të sezonit ta kalojë në stol, ndaj edhe drejtuesit e klubit po shohin mundësi për ta huazuar sërish ose shitur te një skuadër tjetër. Tashmë ka pasur kontakte konkrete nga Parma dhe Sassuolo, dy klube që kërkojnë një mesfushor me karakteristikat e Asllanit dhe që mund të përfitojnë nga marrëdhëniet e mira që kanë me Interin.
Mesfushori është i bindur se do të largohet nga Torino dhe tani duhet të zgjedhë destinacionin e ardhshëm për karrierën e tij.
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, shpreson që Asllani të luajë sa më shumë me klubin e ri për të qenë në formë optimale për sfidën e “play-off”-it kundër Polonisë në mars.



