Parma në gjurmët e Brojës

20 korrik 2025 | 15:37

I rikthyer pas periudhës së huazimit te Everton, te Chelsea tani nuk është sekret që Armando Broja është një prej lojtarëve që mund të largohet nga Londra.

Sipas asaj që shkruajnë mediat, në skenë ka dalë një skuadër e Serie A. Parma ka shfaqur interes për sulmuesin e kombëtares shqiptare, me klubin italian që është i gatshëm të hyjë në bisedime.  Asgjë nuk do të jetë e lehtë, pasi Chelsea kërkon të shesë përfundimisht kartonin e futbollistit dhe nuk duket e prirur më për huazime.

Në krahun tjetër, pronarët amerikanë të ekipit të Parmës kanë premtuar se do bëjnë investime të rëndësishme dhe ekziston mundësia e disa afrimeve të mira në merkato, përfshirë këtu edhe Armando Broja.

Pavarësisht faktit që Broja vjen pas një sezoni aspak pozitiv, te Chelsea duan të përfitojnë në maksimum dhe kushdo skuadër që dëshiron shërbimet e tij duhet të paguajë 18 milionë euro.Natyrisht Parma nuk do ishte maksimumi i Brojës, por ky i fundit mund ta shikojë si mundësinë ideale për të rinisur.

Emri i 23-vjeçarit është përmendur edhe në korridoret e disa prej zyrave të klubeve të tjera të Serie A, por nuk ka patur lëvizje konkrete. Vera do të jetë e nxehtë, me Armando Brojën që duhet të vendosë për të ardhmen e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll e ka përfunduar të…