
Parregullsitë në Mitrovicën e Veriut, Daka: Me këtë po merret prokuroria
14 shkurt 2021
| 17:15
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, në një konferencë për medie ka folur edhe për parregullsitë që janë raportuar në qendrën e votimit “Aziz Sylejmani”, i njohur si “Sfeti Sava” në Mitrovicën e Veriut.
Daka ka thënë se me këtë çështje është duke u marrë prokuroria.
“Me këtë çështje është duke u marrë Prokuroria sepse është një vepër penale. Pasi që të kemi informatat e plota dhe prokuroria të bëjë hetimin komplet do ta dimë se çfarë ka ndodhur konkretisht”, ka thënë Daka.