Partia e Socialistëve Evropianë mbështet Kurtin në zgjedhjet e 28 dhjetorit
Partia e Socialistëve Evropianë (PES) ka njoftuar se mbështesin Lëvizjen Vetëvendosje! dhe kryeministrin Albin Kurti në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
“Në prag të zgjedhjeve në Kosovë, shprehim mbështetjen dhe urimet tona më të mira për Lëvizjen Vetëvendosje! dhe liderin e saj Albin Kurti. Gjatë mandatit të kaluar, Kosova ka dëshmuar se udhëheqja social-demokrate sjell rezultate, duke forcuar demokracinë, mbështetur rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe kontribuar në stabilitetin në një kontekst rajonal sfidues, si dhe duke ndërtuar themelet për rrugën e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. Progresistët do të qëndrojnë gjithmonë në mbrojtje të vlerave demokratike, drejtësisë sociale dhe respektimit të vullnetit të qytetarëve”, thuhet në mbështetjen e (PES).



