Partia Socialiste shkarkon Rudina Hajdarin nga Këshilli Politik

21 shtator 2020 | 18:22

Partia Socialiste ka vendosur të përzgjedhë edhe emrat që duhet të përfaqësojnë opozitën gjysmë parlamentare në Kuvend.

Deputeti socialist Adnor Shamenti deklaroi sot se Rudina Hajdari nuk është më përfaqësuese e grupit të opozitës parlamentare dhe për pasojë nuk mund të jetë më në Këshillin Politik. Përjashtimi i Hajdarit vjen pas kundërshtimeve që ajo bëri për draftin e PS për hapjen e listave. I pyetur për draftin e propozuar nga Rudina Hajdari për ndryshimet kushtetuese në Kodin Zgjedhor, tha se ajo është shkarkuar si kryetare e grupit parlamentar demokrat dhe për rrjedhojë nuk është anëtare e Këshillit Politik. “Në dijeninë time, Rudina Hajdari është shkarkuar si kryetare e grupit parlamentar demokrat dhe për rrjedhojë ajo nuk është anëtare e Këshillit Politik”,- shprehet Shameti.

Duke publikuar në facebook qëndrimin e Adnor Shamentit, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili shprehet se tashmë Rilindja po përcakton dhe kush duhet të jetë në Këshillin Politik.

“A është më Rudina Hajdari anëtare e Këshillit Politik? Rilindja përmes deputetit Adnor Shameti deklaroi sot publikisht se ajo e ka humbur vendin si anëtare e Këshillit Politik.!? “,- deklaron Petrit Vasili.

Që pas largimit nga PD, Rudina Hajdari i ka shërbyer me vendosmëri Rilindjes në kapjen e sistemit dhe degradimin e institucioneve në vend. Si pjesë e opozitës farsë qëndrimet e saj politike kanë qenë në funksion të axhendës së Edi Ramës. Tashmë që diskutohet për hapjen e listave dhe me apo parti të re, nuk ka gjasa të zgjidhet sërish në politikë, Rudina Hajdari ka nisur të kritikojë propozimet e PS-së për listat e hapura. Por kjo lloj kritike, tashmë nuk i duhet më Edi Ramës dhe Rilindja ka vendosur ta zëvendësojë Hajdarin me një deputet çfarëdo që nuk kundërshton nismat e qeverisë.

Pasi e përdori për axhendën e Rilindjes, Rudina Hajdarin e pret fati i gjithë paraardhësve të saj, që flaken nga politika në rastin më të parë që Edi Ramës nuk i hyjnë në punë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett tha në një intervistë…