Partitë presin konsultimet me të, Osmani në Arabi, Miftaraj ironizon: Kthehu në Kosovë, pastaj shko në Riad rri sa të duash
29 tetor 2025
| 16:08
Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Ehat Miftaraj, ka ironizuar me vizitën e Vjosa Osmanit në Riad.
Ai ka thënë se presidentja do të duhej të kthehej në Kosovë për takim me liderët pas dështimit të zgjedhjes së qeverisë së re të Kosovës.
“Presidentja Osmani: z. Radev ndonjë fjalë të mirë në Bruksel me na i hjek sanksionet. Presidenti Radev: O na flasim, po tybe kush s’na dëgjon. Po ti në Kosovë lirisht përdore këtë diskutim qysh të përshtatet ty. Presidente kthehu në Kosovë, cakto takimin me liderë politikë dhe pyeti a i kanë a s’i kanë votat. Nuk i kanë votat, shpalli zgjedhjet. Pastaj kthehu prapë në Riad e rri sa të duash”, ka shkruar Miftaraj në “Facebook”.



