
Pas 12 vjetësh, Sheqerolli ndahet me Besën
12 korrik 2021
| 11:27
Një nga lojtarët më të mirë në edicionin e fundit të FC Besës, Donart Sheqerolli, ka bërë me dije se është larguar nga klubi pejan.
“Ju njoftoj që nga sot nuk do të jem më pjesë e Klubit të Futbollit FC Besa. Nuk është lehtë. Ata që më njohin nga afër e dinë për dashurinë që ndiej për Besën, për Pejën. Falënderoj të gjithë trajnerët që kam punuar për 12 vjet duke i kaluar të gjitha gjeneratat në FC Besa. Falënderim edhe për të gjithë bashkëlojtarët. Kënaqësi me nda fushën me shumë legjenda të futbollit të Kosovës. Faleminderit për respektin të gjithë tifozëve, tifogrupit ‘Besa Boys’. Shumë suksese për FC Besa!”, ka thënë Sheqerolli.
/Epoka e re/