Pas 120 minutave Shkëndija kualifikohet në rrethin e dytë të Champions League

16 korrik 2025 | 13:22

Shkëndija e Tetovës me meritë është në rrethin e dytë të kualifikueseve të Champions League në futboll. Skuadra kuqezi pas 120 minuta është kualifikuar, duke e mposhtur me rezultat 2:1 TNS nga Uellsi. Ndeshja në kohën e rregullt u mbyllë baras (1:1) pasi edhe sfida e parë kishte përfunduar (0:0), shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Ndeshje dramatike deri në pikën e fundit, Shkëndija pati raste sidomos pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta. Kampioni i Maqedonisë së Veriut, Shkëndija feston në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup. Në minutën e 2-të Liridon Latifi nga afërsia nuk pati fat duke e qëlluar shtyllën. Në minutën e 18-të Tamba me gjakfohtësi për epërsinë 1:0 të Shkëndijës.

Në minutën e 28-të, Shkendja pati rast me anë të Besart Ibraimit, i cili nuk e mposhti portierin rival. Dhe kur dukej se Shkëndija po e kontrollonte ndeshjen, mysafirët barazuan papritur me golin e Jordan Williams në minutën e 38-të. Në minutën e 116-të Bodenham ka shënuar autogol për fitoren e Shkëndijës me rezultat 2:1. Në rrethin e dytë Shkëndija takohet me skuadrën rumune, Steaua.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ngjarja tronditëse ndodhi rreth orës 11:30 në qendër të Prishtinës,…